Vaj ulliri ekstra i virgjër nga zemra e Beratit!
MITRO prodhon vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë, të nxjerrë nga ullinjtë më të mirë të Beratit. Çdo pikë reflekton pasurinë dhe traditën e tokave tona.
Rreth nesh
Cilësi e lartë dhe standard i pakrahasueshëm
Ne prodhojmë vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë që pasqyron traditën e pasur të Beratit. Duke përdorur teknologjinë e avancuar Pieralsi, ne sigurojmë një proces efikas dhe modern për ekstraktimin e vajit, duke ruajtur të gjitha karakteristikat e tij natyrore.
+1000
Rrënjë ulliri
Me mbi 1000 rrënjë ulliri në fermën tonë, ne sigurojmë vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë.
Shërbime të besueshme, cilësi pa kompromis
Prodhim
Prodhim i vajit të ullirit me cilësi të lartë nga ullinjtë më të mirë, duke përdorur teknologji moderne dhe standarde të larta.
Konsulencë
Mbështetje dhe konsulencë profesionale për gjithë konsumatorët tanë në zgjedhjen e vajit të ullirit të duhur sipas preferencave.
Personalizim
Ofrimi i mundësive për personalizimin e produktit nëpërmjet etiketave tona të dizenjuara edhe prodhuara enkas për biznesin tonë.
Vizita në fermë
Mundësi unike për të vizituar fermën dhe fabrikën, duke përfshirë ekskursione edukative dhe shpjegime profesionale.
Përse të na zgjidhni ne?
Vaj ulliri premium
Vaj ulliri MITRO është rezultat i përzgjedhjes së ullinjve më të mirë nga rajoni i Beratit, të përpunuar me teknologji të avancuar që ruan plotësisht shijen dhe vlerat ushqyese.
Teknologji moderne
Ne përdorim sisteme moderne për nxjerrjen e vajit, duke garantuar një produkt të pastër dhe cilësor, duke minimizuar ndjeshëm humbjet dhe ndotjen.
Eksperiencë
Me mbi 12 vite përvojë, Fabrika MITRO sjell vaj ulliri cilësor nga ullinjtë e zgjedhur të Beratit, duke përdorur teknologjinë Pieralisi për një shije të pastër dhe natyrale.
Pyetje të shpeshta (FAQs)
Ne prodhojmë vaj ulliri ekstra i virgjër, të cilin e përpunojmë me teknologji të avancuar për të ruajtur shijen e natyrshme dhe vlerat ushqyese të ullinjve të Beratit.
Cilësia është përparësia jonë. Ne përdorim metoda moderne për nxjerrjen e vajit dhe testime të rregullta për të garantuar një produkt të pastër, pa kimikate ose aditivë.
Fabrika jonë ndodhet në Velabisht Berat, një nga rajonet më të njohura për kultivimin e ullinjve në Shqipëri.
Po, vaj ulliri MITRO është shumë i përshtatshëm për gatim, si dhe për përdorim të freskët në sallata, pa humbur shijen dhe vlerat ushqyese.
Vaji i ullirit duhet të ruhet në një vend të errët dhe të freskët, larg nga drita e drejtpërdrejtë dhe nxehtësia. Për ruajtje optimale, rekomandojmë përdorimin e shisheve të mbyllura hermetikisht dhe jo ekspozimin ndaj kushteve ekstreme.
Blogu
Postimet më të reja
Zbuloni rrugëtimin nga ullishtet deri në tryezën tuaj, me histori rreth procesit tonë të prodhimit, standardeve të cilësisë dhe këshilla për të shijuar vaj ulliri të pastër dhe cilësor. Bashkohuni me ne për të eksploruar botën e vajit të ullirit, nga vjelja deri tek shishja.